Banorët në fshatin Babrru të njësisë administrative Paskuqan janë ngritur në protestë. Të gjendur në udhëkryq, pa mundur të sigurojnë mbijetesën, ata janë bashkuar për të protestuar duke dalë në rrugë.
Në këtë protestë të mëngjesit të sotëm, ata ankohen se nuk i janë dhënë pagesat e asistencës dhe invaliditetit.
Pa këto pagesa, kjo kategori qytetarësh gjendet në kufijtë e mbijetesës. Në fotot e siguruara nga “Nisma Thurrje” shihet grupimi i tyre që ka bllokuar rrugën.
(XH.A/SHUPLAKA)