12:27 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Skandali, kryetari i Gjykatës Administrative shmang shortin

20:08 | 16/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali, kryetari i Gjykatës Administrative shmang shortin

Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë, Eriol Roshi, shkel hapur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pjesëmarrje në kuotën 50 % në proçesin e ndarjes se dosjeve për gjykim në institucionin që drejton. Emisioni Investigativ ‘BOOM’ sjell faktet në lidhje me këtë abuzim të rëndë, ku konstatohet se në 116 shorte të hedhura për 6 muajt e fundit, kryetari Roshi nuk ka marrë pjesë në 44 prej tyre, duke rezultuar me 0 dosje, duke ulur kështu ngarkesën e tij të punës në mënyrë fiktive.

Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Tiranë, Eriol Roshi, ka shkelur hapur kuotën detyruese për pjesëmarrjen e tij në shqyrtimin e dosjeve në institucionin që drejton, duke pakësuar ngarkesën e punës në mënyrë abuzive.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për proçeduarat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore, në nenin 4 pika 2, cilësohet  që “Kryetari i Gjykatës merr një ngarkesë pune jo më pak se 50 % të ngarkesës së çdo gjyqtari, në varësi të madhësisë së gjykatës dhe ngarkesës së saj”.

 E thënë ndryshe, nëse 63 dosje duhet të ndahen nga shorti mes 11 gjyqtarësh, 10 gjyqtarë duhet të marrin nga 6 dosje, ndërsa kryetari i Gjykatës duhet të marrë 3. 

Nga vëzhgimi që “BOOM” ka bërë në rubrikën shorte në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, rezulton se nga shtatori i vitit 2016 deri në mars 2017, nga 116 shorte të zhvilluara në 44 prej tyre kryetari i kësaj gjykate ka 0 dosje të përcaktuara nga shorti për tu ndjekur nga ana e tij, në shkelje të hapur të vendimit të KLD-së.

 Më konkretisht në shortin e 1 shtatorit 2016 numri i çështjeve është 348, por kryetari Roshi nuk ka asnjë dosje për të gjykuar, ndryshe nga sa ndodh në shortet me numër të ulët dosjesh, si ai i datës 22 dhjetor 2016 ku numri total i dosjeve në short është 21 dhe kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, rezulton vetëm me një dosje për të shqyrtuar, duke tejkaluar kështu kërkesën për pjesëmarrje 50 %. /oranews/

Etiketa: Gjykata Administrative
Pas

“Zjarri te Biblioteka Kombëtarë i qëllimshëm, për të mbuluar vjedhjen”

Para

Vrau me thikë bashkëshorten greke dhe u arratis me djalin, burgim të përjetshëm për shqiptarin

Para
Vrau me thikë bashkëshorten greke dhe u arratis me djalin, burgim të përjetshëm për shqiptarin

Vrau me thikë bashkëshorten greke dhe u arratis me djalin, burgim të përjetshëm për shqiptarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje,Ministria e Arsimit: Siguria e provimeve e garantuar

Izraeli publikon foton e raketës iraniane të hedhur gjatë armëpushimit

SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

Katari dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Shkelje e sovranitetit tonë

Raporti i Europol: 58 akte terrori në Bashkimin Evropian gjatë 2024-ës

Ministri Hoxha fton maturantët t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë: 150 kuota të reja për pranim

Dita e gjashtë e procesit, rinumërohen gjysmat e kutive për qarkun e Tiranës

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës, sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlongë

Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.