Një i ri 21-vjeçar i dyshuar si autor i një vjedhje me dhunë, është vënë në prangat e policisë disa orë pasi grabiti një lokal. Ngjarja ndodhi në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës.
Specialistë e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë të Gjirokastrës kryen arrestimin e autorit të dyshuar. “Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Palorto”, në ambientet e lokalit të shtetases V.L., banuese në Gjirokastër, shtetasi i mësipërm i ka vjedhur me dhunë 55.000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”, citohet në njoftimin e policisë.
Kapja e tij u krye brenda disa orëve. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një sasi prej 24.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
(XH.A/SHUPLAKA)