Në seancën e sotme plenare, deputetët votuan për shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe për emërimin në këtë post të Fatmir Xhafajt. Pak orë pas marrjes së këtij “zyrtarizimi”, mësohet se ish-ministri ka zgjedhur të falënderojë të gjithë policët për punën dhe bashkëpunimin mes tyre.
Ai ka vendosur t’u dërgojë një mesazh në numrat e tyre personalë, ku u shpreh krenarinë e tij për Policinë që krijuan së bashku dhe i inkurajon.
“Të falënderoj pafund për gjithçka arritëm të bënim bashkë që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për Policinë që krijuam, kjo edhe falë punës tënde. Më të fortë do jemi. Jemi forca. Saimir Tahiri.”, ,mësohet të ketë shkruar Saimir Tahiri.
(XH.A/SHUPLAKA)