09:49 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bushati mesazh opozitës nga Uashingtoni: Është kollaj të hedhësh tavolinën përmbys, por duhet të marrësh parasysh pasojat!

20:36 | 23/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati: Ngjarjet në Ankara, Berlin dhe Nice të kobshme. Jemi dëshmitarë të një Europe që vuan në një botë zeropolare

Ministri i punëve të Brendshme Ditmir Bushati, i dërgon opozitës një mesazh që nga Uashingtoni, ku ka shkuar pas një ftese nga sekretari amerikan Tillerson.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Bushati shprehet se kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme është legjitime, por mënyra se si ajo e ka kërkuar atë nuk është e duhura.

“Ne sot jemi në një situatë që do ta konsideroja më tepër artificiale; të kërkosh zgjedhje të lira dhe të drejta është një kërkesë më se legjitime, por mënyra se si mund të përmbushet kjo kërkesë në një sistem siç është sistemi shqiptar, që të paktën ka më shumë se sa një dekadë që ka sanksionuar një lloj bipolariteti në mënyrën se si administrohen zgjedhjet, që nga kutia e votimit dhe komisioni i kutisë së votimit, e deri tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku çdo gjë është në paritet të plotë mes pozitës dhe opozitës.

Pra, kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe garancitë për të përmirësuar strukturën zgjedhore dhe infrastrukturën zgjedhore, nuk janë tek çadra poshtë kryeministrisë, por janë tek zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Së dyti, mendoj që kërkesa për zgjedhje të parakohëshme, apo për një qeveri teknike, mund të jenë gjithmonë në të drejtën e një opozite për t’i parashtruar, por mënyra se si parashtrohen këto kërkesa, në fund të ditës, duhet të verifikohet me vullnetin e zgjedhësve.

Ne flasim për një qeveri, e cila ka dalë si rezultat i zgjedhjeve të qershorit të 2013-ës, ka një mandat të qartë për të qeverisur Shqipërinë për katër vite, pra nuk është në mundësinë tonë për të shtyrë zgjedhjet, siç kam dëgjuar një tjetër kërkesë të Partisë Demokratike, por është në detyrimin tonë si qeveri dhe si maxhorancë për t’u ulur me Partinë Demokratike dhe me opozitën në komisionin e reformave zgjedhore së bashku me OSBE-ODIHR-in dhe për të hulumtuar të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që e bëjmë sistemin zgjedhor dhe infrastrukturën zgjedhore më garantiste.

Ka pretendime për raportin e medias me politikën dhe biznesin. OSBE ODIHR-i ka disa rekomandime mjaft të vlefshme në lidhje me transparencën e financave dhe financimin e partive politike, në lidhje me reklamën televizive në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore; pra, ka disa hapësira ku si ne, ashtu edhe opozita, mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të plotësuar reformën zgjedhore, Natyrisht, një situatë artificiale e dëmton vendin, e dëmton sepse ne kemi gjetur gjuhën e përbashkët më 21 korrik, kur votuam së bashku reformën në drejtësi, paketën kushtetuese; sot për sot jemi në një moment kritik, kur duhet të implementojmë reformën në drejtësi.

Implementimi i reformës në drejtësi dhe sidomos ligji i vetingut, do t’i krijonte mundësi Shqipërisë për të shikuar drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim dhe besoj që në këtë proces të dyja palët do të duhet që të ishin kontribuese. Sepse është kollaj të hedhësh tavolinën, apo ta përmbysësh atë, por duhet të llogarisësh gjithmonë edhe pasojat që mund të vijnë nga ky veprim.”, tha Bushati.

Ndër të tjera ministri Bushati shton se opozitës nuk po i mohohet asnjë e drejtë, por opozita vetëm po përdor justifikime për të ardhur në pushtet.

“Është e vështirë të flasësh për përgjegjësi në kushtet kur njëra palë, çdo ditë parashtron kërkesa nga më të ndryshmet. Natyrisht, që nuk do të ndaja argumentin që këto janë dështime të qeverisë sonë. Pse? Sot për sot, opozita proteston lirisht në shesh, pavarësisht se ka bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që është arteria kryesore e Tiranës dhe e shqiptarëve të përgjithësi. Nuk ka asnjë lloj incidenti, nuk ka vrajse, nuk ka edhe asnjë lloj çensure. Dhe mendoj se në fund të fundit, është progres.

Së dyti, nuk i mohohet asnjë lloj e drejte, sepse e thashë edhe një herë tjetër, rregullat e lojës janë shkruar së bashku, ne jemi një shumicë që i kemi numrat për të vazhduar dhe për të ofruar ndryshime në kodin zgjedhor, por nga ana tjetër, kemi preferuar që në çdo moment, ndryshimet në kodin zgjedhor, ndryshimet për partitë politike, të bëhen së bashku.

Së treti, nga dita e parë e deri më sot tek protesta, ne kemi dëgjuar justifikime, apo qëndrime nga më të ndryshmet: fillimisht kërkohej votimi elektronik, më pas numërimi elektronik, më pas doli qevria teknike, më pas ju tha Bashkimit Europian që jeni duke folur broçkulla, sepsek nuk janë këto kushtet për Shqipërinë, por janë disa kushte të tjera, më pas u kërkua qeveria teknike, tani kërkohet shtyrja e zgjedhjeve dhe një qeveri teknike që të vendoset nga Partia Demokratike.

Pra, këtu nuk jemi më tek rregullat bazë të një sistemi demokratik, ku çdo gjë përcaktohet nga mënyra se si votojnë qytetarët dhe përgjegjësia jonë si qeveri dhe përgjegjësia e atyre që sot për sot janë në opozitë, është për të punuar së bashku, që një demokraci zgjedhore për ta transformuar në një demokraci më xhenuine, ku rregullat e lojës përcaktohet bashkarisht.”, vazhdon për tutje ministri. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ditmir bushatiopozitaprotestazeri i amerikeszgjedhjet
Pas

Lejuan kultivimin e kanabisit, SHÇBA arreston dy policë (EMRAT)

Para

“Berisha kërkon garanci për vete dhe familjarët…”, hipoteza e Ngjelës për çadrën dhe Vettingun

Para
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

“Berisha kërkon garanci për vete dhe familjarët…”, hipoteza e Ngjelës për çadrën dhe Vettingun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.