Pas akuzave ndaj Gjermanisë tashmë Presidenti i Turqisë ka filluar me akuzat e tij ndaj Zvicrës. Erdogan të dielën ka kritikuar qeverinë zvicerane që lejoi protestat kundër tij në qytetin e Bernës. Shumë protestues morën pjesë në një tubim në Bernë, ku në njërën nga parullat shkruhej “vriteni Erdoganin”, raporton Anadolu Agency.
“Është shumë interesante në të vërtetë se kjo organziatë terroriste është duke marrë në dorë rrugët e qyteteve”, u shpreh Erdogan.
“Kam një mesazh për fqinjët tanë, dhe në veçanti për vendet evropiane, SHBA-në dhe Rusinë. Ne nuk jemi armiq me të gjithë. Përkundrazi ne do të dëshironim të vendosim marrëdhëniet më të mra të mundshme politike, ekonomike e sociale me çdo vend e shoqëri”, ka theksuar Erdogan.
Raportet e Erdoganit me disa vende evropiane kanë filluar të përkeqësohen dukshëm, në prag të referendumit që do t’i rriste kompetencat e tij si president i Turqisë. (E.K/SHUPLAKA)