Trupi i pajetë i cili u zbulua sot në bregdetin e Durrësit, i përket një shtetasi të huaj. Të paktën kështu njofton policia e këtij qyteti. Trupi i tij ndërkohë është dërguar në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore.
Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Mirëpo nuk bëhet fjalë vetëm për një pasi deri më tani llogariten 5 kufoma të mbytura në det vetëm brenda muajit mars. Aludohet se këto mund të jenë edhe vrasje të qëllimshme për trafikim të lëndëve narkotike. (D.D/Shuplaka)