Nga ekstremet deri te raportimi sikur nuk ka ndodhur asgjë, ky është pasqyrimi i lajmit mbi lajmin e ”Breitbart News”.
Ditën e sotme padyshim që ishte nga lajmet më të rëndësishme të trajtuara në të gjitha mediat është pasi hidhte dritë mbi vizitën e Lulzim Bashës në SHBA.
Një lajm i publikuar në median amerikane ‘’Breitbart News’’ e drejtuar nga një nga njerëzit më të afërt të Trump shkruan se Basha ka takuar disa kongresmenë të njohur në një darkë ku ishte i pranishëm edhe Trump.
Po padyshim që në lajmin e përkthyer në mediat shqiptare mund t’i gjesh të gjitha, nga radikalizimi e deri te shkrimi sikur asgjë nuk ka ndodhur, por edhe raportimi profesional.
Kur sheh lajme në mediat shqiptare të ndryshme duket se ata po shkruajnë jo për të njëjtën ngjarje. Më shumë sesa diferenca në përkthim ajo që të bie në sy është diferenca në mënyrën sesi i qasen lajmit.
Madje ka pasur disa nga mediat që janë kapur me një lapsus të portalit amerikan i cili në një pikë të saj shprehet se Basha është kryebashkiak. Ndërkohë që më parë e ka përmendur disa herë që ai e ka drejtuar në një periudhë të mëparshme Bashkinë e Tiranës.
Ja disa nga titujt sesi e kanë trajtuar lajmin mediat shqiptare ndërkohë që titulli i shkrimit të portalit amerikan ishte ‘’Lideri i opozitës në Shqipëri: Kryeministri i Sorosit në Shqipëri po e shkatërron vendin tonë’’.
Gazeta Tema: Zbulohen prapaskenat: Basha blen një vend në darkën e republikanëve në Uashington, në Tiranë e shesin si takim personal me Donald Trump
Gazeta Dita: Suksesi i Bashës në SHBA… shkrim në një portal afër Trump
Shqiptarja.com: Vizita në SHBA, portali afër Trump takimet e Bashës
Syri.net: Basha në SHBA, në darkën e Presidentit Donald Trump
Politiko.al: EKSKLUZIVE/ Basha në Uashington, darkë me Presidentin Trump
Balkanweb: Basha flet për median afër Trump: Rama dhe Soros po e shkatërrojnë Shqipërinë
Panorama.al: Portali afër Trump zbardh vizitën e Bashës në SHBA, ja çfarë shkruan
Shuplaka: ”Breitbart News”: Lideri i opozitës pjesë e darkës së Trump, cilët kongresmenë ka takuar
Lapsi: Shkrimi i Breitbart/ Kreu i opozitës: Aleati i Sorosit, Kryeministri i Shqipërisë po e shkatërron vendin tonë
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1435″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]