Monika Kryemadhi përbën lajm në të gjitha daljet e saj për mediat. Padyshim një nga politikanet më aktive dhe më solide ajo ka ditur të japë përgjigje përherë për të gjitha pyetjet që i bëhen.
E ftuar sot te ‘Këndi i Ekselencës’ me studentët ajo ka folur për shumëçka nga marrëdhëniet me familjen e deri te vendimi i LSI-së për zgjedhjet e ardhshme.
Ajo u shpreh se marrëdhënia me Metën nuk mund të ndahet jashtë politikës pasi të dy janë të angazhuar në jetën publike.
MARRËDHËNIA ME VAJZAT
Ajo është shprehur fillimisht se vajza e tyre e madhe nuk kërkon që të ktehehet në Shqipëri pasi Lufta Politike do ta prekë dhe atë.
‘’Një ditë vajza e madhe më tha që nuk do të kthehet në Shqipëri pasi armiqtë e tu më tha janë dhe armiqtë e mi. Më mirë emigrante sesa të vij në Shqipëri të jem pjesë e Luftës Politike. Morali ynë politik është aq i pamoralshëm sa më vjen shumë keq që dëgjoj këtë fjalë të saj’’, deklaroi Kryemadhi.
REFORMA NË ARSIM
E pyetur për Reformën në Arsim ajo u shpreh se LSI që në fillim është shprehur kundër kësaj reforme dhe ka votuar pro për hir të koalicionit.
‘’Unë nuk kam bërë kundërdeklaratë ndaj Nikollës, kam bërë deklaratë. Ndonjëherë memorja është shumë e rëndësishme, të nxirren të gjitha fjalimet që ka mbajtur grupi i LSI-së. E keni dëgjuar fjalimin e Luan Ramës dhe Petrit Vasilit.
Luan Rama ka thënë kur është bërë Reforma në Arsim, studentët u ngritën dhe dogjën Parisin. Këtë tha dhe Luan Rama në Parlament që studentët të ngrihen dhe të djegin Tiranën’’, u shpreh deputetja e LSI-së.
ZGJEDHJET PARLAMENTARE
E pyetur për zgjedhjet që do të mbahen në qershor deputetja e Lezhës u nshpreh se nuk ka kuptim të mbahen zgjedhje pa opozitën.
‘’Shpresoj që zgjedhjet të mos shtyhen. Normale që nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën pasi nuk jemi në diktaturë. Jo pa qëllim nuk u bë Reforma Zgjedhore pasi dy partitë e mëdha që për mua nuk janë të mëdhaja kanë monopolin e organizimit të zgjedhjeve’’, deklaroi Kryemadhi.
Ajo tha gjithashtu se LSI ka mundësitë e saj që të dolë forca e parë në zgjedhje.
LSI-ja FORCË E PARË
‘’Sigurisht që LSI-ja mund të dalë forca e parë në zgjedhje”, theksoi Kryemadhi.
Më pas ajo komentoi se deri ku mund të shkojë një kryeministër. ”Mund të jesh kryeministër dhe të jesh njeriu më i urryer pasi mund të jesh klientelist. Nuk e kam fjalën për një kryeministër konkret po për çdo kryeministër’’, ka mbyllur fjalën e saj Kryemadhi. (E.K/SHUPLAKA)