Disa të rinj janë konfliktuar keqazi me njëri-tjetrin gjatë paradites së sotme, saqë kanë nxjerrë edhe automatikun.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës, ku një grup të rinjsh të cilët ndodheshin në një lokal në afërsi të shkollës austriake.
Mirëpo sherri nga lokali ka vazhduar edhe jashtë tij, derisa të rinjtë kanë braktisur një automatik në afërsi të shkollës në fjalë.
Policia bën me dije se nuk ka patur të shtëna dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)