Ministrja e Mbrojetjes Mimi Kodheli i është përgjgijur Ben Blushit për akuzat ndaj Ramës dhe dekorimit që ky i fundit mori në Francë. Sipas Kodhelit, Blushi ka rënë në batakun e Saliut dhe kërkon t’ju hedhë baltë ish-kolegëve të tij.
“Në fakt është për të të ardhur keq, që pas një ngjarje kaq të rëndësishme, si është një prej titujve më të lartë që Republika Franceze mund t’i jap një të huaji, siç është medalja që i dha Franca Ramës, ku është një nga kryeminsittrat më të mirë shqiptarë, ne nuk mund të dalim këtu dhe të ironizojmë.
Por mendoj që ia vlen të merrem me të, nëse dihet të flisja apo jo, nuk mund të jesh protagonist të një gjëjë që nuk je. Është për të ardhur keq që këtu çdo të enjte hedh baltë mbi ish-kolegët e tu. Se është i fortë tundimi dhe dëshira për të qenë pjesë e qeverisë, unë më shumë se kushdo mund ta vërtetoj këto, ke pasion të madh për të pasur këtë portofol, si të Minsitrisë së Mbrojtjes. I mbulon me baltë dhe të shara, njësoj si Saliu. Në një kohë kur Saliu është original, arsyet pse e bën këtë Saliu janë të njohura botërisht. Kam menduar që do të vijë dita të bëhehsh një politikan serioz, por nuk do të bëhesh pse, mllefi nuk të lejon, kujdo ja bën shokëve të tu, harron edukatën, librin, kultirën Beni. Kam parasysh edhe ngjarjen e të enjetes së kaluar dhe nuk e rikthej këtë çëshjte për faktin që Lindita është grua. Ke tentuar ta bësh edhe njëherë këtë, po nuk ja ke arrtiur qëllimit të ulësh një grua shumë të rëndëishme të Partisë Socialeste, ke tentuar ta ulësh por kujdes se do biesh sërish poshtë.
Por mirë o zotri erdhe këtu fole për ligjin, por s’të kam parë Beni që të ulesh të shkruash një ligj, një mendim, ke shkruar 5 libra po për veten tënde. Duke mos mundur ta bësh këtë gjë , nuk mund ta bësh asgjë për popullin. Bëj një gjë, por këtë nuk mund ta marrësh me ne. Mos u merr me këto që bën qeveria por me atë që duhet të bëhet më mirë, dhe kjo domosdoshmërisht është faji i kësaj qeverisje, ne jemi në rrugën e drejtë për të ecur. E fundit është e drejta e gjithkujt që të merren me një forcë politike, e para duhet të kesh ndjekës dhe të kesh shokë. Ti nuk ke shokë. Sot me zgjënjeve sërish sepse kam besuar te inteligjeca jote dhe me keqardhjen për ty shikoj që ke rënë në batakun e Salit.”, u shpreh Mimi Kodheli. (J.V/Shuplaka)