Debati kryesor që ende po vazhdon dhe që mori shumë vëmendje është ai i filmave të komunizimit përsa i përket censurimit apo jo të tyre.
Por meqë ka dalë moda e censurës sipas aktores Ema Andrea duhet të censurohen telenovelat turke e indiane e çdo telenovele. Kjo sipas Andreas ato dëmtojnë shëndetin mendor të femijeve qe rrijnë me gjyshërit.
Ajo shton më tej se nuk lejon që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike ta lëndojë apo ta drejtojë edukimin e brezit të ri kundrejt femrës.
“Me që ka dalë moda e censurës! Unë mendoj të censurojmë telenovelat turke e indiane e çdo telenovelë që dëmton shëndetin mendor të fëmijeve që rrijnë me gjyshërit(pasi këto telenovela trasmetohem pa orare të kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) . Dëmtojne gjithashtu edhe figurën e femrës! Besoj shumë nene në Legjislacion lejojnë censuren për sa më lart!Unë jam gjallë dhe nuk lejoj që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike të më lendojë apo të drejtojë edukimin e brezit te ri kundrejt femrës! Madje do bëj një shoqatë e do marr ca fonde për këtë fushatë! E deklaroj të hapur!”, shprehet Ema Andrea. (J.V/Shuplaka)