03:09 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha-Ramës: Të kanë vënë kryqin, bëhu gati se s’ke parë gjë akoma

12:14 | 31/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në ditën e 12 të protestës: Mark Frroku u arratis, nuk lëvizet gishti për të kapur Klement Balilin

Pas kthimit nga Malta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur sërish fjalën e tij, në ditën e dytë të protestës në shoqërinë e pedagogëve të zhgënjyer nga ky sistem arsimor.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, kryedemokrati i bëri thirrje të bëhet gati se nuk ka parë gjë akoma, duke e këshilluar që t’i verë gishtin kokës. Ai u shpreh se kjo protestë, kjo opozitë, ka mbështetjen e Europolit, ndërkohë që ndërkombëtarët i kanë vënë kryqin Ramës, pasi e kanë mësuar kush është.

Basha u shpreh i sigurt se opozita dhe qytetarët nuk do të pranojnë një qeveri teknike fasadë.

“Sot dua t’iu them se nuk ka asnjë shans që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull. Në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, për fatin e partisë sonë, por për fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm. Ne nuk do të pranojmë një qeveri teknike fasadë në çastin e fundit për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Protokoll special bashkëpunimi me garanicnë e drejtorit të Europolit me bazë në Hagë, që do vërtetojë shenjat e gishtave të kriminelëve politikanë dhe politikanëve kriminelë.

Zgjedhje të lira e të ndershme do të thotë zbatim deri në një i ligjit për dekriminalizimin, nxjerrjen e deputetëve dhe funksionarëve me rekorde kriminale. Prandaj iu them se iu gënjen mendja, kjo nuk është shfaqje, teatër, por luftë dhëmbë për dhëmbë, për jetë a vdekje, për Shqipërinë europiane. Në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë, pasionin e vendosmërinë tonë.

Me Rrosh e me Bush, e me gjithë sa jeni, nuk keni parë asgjë akoma. Shefave tuaj po iu jap dhe lajmin tjetër, që ose s’kanë fjetur dje ose kanë shtuar dozën. Nuk e kemi ne fajin, fajin e keni vetë. Nuk do paguajmë miliona euro për të gjurmuar se ku i keni çuar paratë e vjedhura, në bashkëpunim me Europolin do ta zbulojmë. Nuk ka vrimë miu ku t’i fshihni paratë e drogës. Peshq të mëdhenj e të vegjël bëhuni gati, paratë që i keni vjedhur shqiptarëve do i dorëzoni deri më një.

Ne me zgjedhje të lira e të ndershme, duam që këto para që vidhen ditë për ditë t’i vendosim pikërisht në funksion të ekonomisë.

Asgjë nuk do të ndryshojë për sa kohë që krimi është në pushtet. Hapim një derë të re me këtë lëvizje madhështore popullore. Këtu nga ky shesh do të çlirohet ekonomia, shëndetësia, punësimi, arsimi, për të gjtihë shqiptarët.

Tani për mashtruesin që nuk di të lexojë Kushtetutën, por lexon rezolutën e partisë sonë, po i them se të është vënë kryqi në gjoks. Franca ta vrui kryqin në qafë, Malta ta ka vendosur në kokë, sepse vendet europiane e dinë së e ke mbushur Shqipërinë me kanabis.

Ta kanë vënë kryqin, se e gjithë bota dhe Europa e dinë se ti e ke shndërruar Shqipërinë në një vend kanabisi ku pastrohen paratë e krimit të organizuar. Të gjithë e dinë se je një barrë, kosto jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin.

Orët i ke të numëruara. Kjo lëvizje ia ka dalë me sukses. I paguan me para me ceqe, me vila, mediat e tua. Por koha e gënjeshtrës ka mbaruar, e vërteta po fiton, e drejta do të fitojë me zgjedhje të lira e të ndershme për Shqipërinë europiane. Bëhu gati se nuk ke parë asgjë akoma.

Vëri gishtin kokës ose për ndryshe do të pendohesh shumë shpejt.”, është shprehur Basha.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaEuropollulzim bashaqeveri teknike
Pas

Sara Hoxha për herë të parë në teatrin e Tiranës, ka këto përshtypje (FOTO)

Para

Aktorja kundër telenovelave turke dhe indiane: Vepra të dobta artistike, dëmtojnë figurën e femrës

Para
Aktorja kundër telenovelave turke dhe indiane: Vepra të dobta artistike, dëmtojnë figurën e femrës

Aktorja kundër telenovelave turke dhe indiane: Vepra të dobta artistike, dëmtojnë figurën e femrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.