Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një kazino në lagjen numër 2 të Korçës, pranë Kinemasë së qytetit.
Policia bën me dije se “rreth orës 03:40 jemi njoftuar se në një ambjent lojrash fati (kazino) dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar”.
Nga veprimet e para rezulton se nuk ka pasur persona të dëmtuar gjatë grabitjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Së fundi mësohet se sasia e parave të vjedhura është 300 mijë lekë të vjetra. Duhet thënë se prej kohësh kazinotë janë kthyer në një ‘pre’ të preferuar për grabitësit. (E.K/SHUPLAKA)