18:28 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kthehet serish ne Itali nje emigrant i Gjadrit, u diagnostifikua me ‘probleme psikike’

10:35 | 10/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, Meloni: Na duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte!

Njëri nga tetë emigrantët që u sollën në një qendër pritjeje në Shqipëri të – për shqyrtim të kërkesave për azil në Itali – është kthyer mbrapsht në Itali, pasi u vlerësua si i “cenueshëm”, thanë një delegacion i aktivistëve italianë dhe ligjvënësit që vizituan qendrën.

Emigranti nga Egjipti u diagnostikua me “probleme psikike”, prandaj ishte e pamundur që ai të mbahej në qendrën e pritjes në Gjadër, tha njëri prej aktivistëve.

Tani për tani, në qendrën e pritjes në Shqipëri ndodhen.vetëm 7 emigrantë – pesë nga Bangladeshi dhe dy nga Egjipti –

Grupi prej tetë emigrantësh ishte i dyti që u dërgua në Shqipëri prej se qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas marrëveshjes së arritur mes Italisë dhe Shqipërisë vitin e kaluar.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat joqeveritare e kanë kritikuar këtë marrëveshje, duke e cilësuar si precedent të rrezikshëm që nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Marrëveshja lejon që deri në 3.000 emigrantë – që kapen nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj – të dërgohen në Shqipëri, ku do të vlerësohen për fitimin e azilit në Itali, apo kthimin mbrapsht në vendet e tyre.

Italia është pajtuar t’i mirëpresë emigrantët që fitojnë azilin, ndërsa atyre që nuk u pranohen kërkesat për azil, dëbohen drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore.

12 te tjere u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak se vendet e tyre të origjinës – Bangladeshi dhe Egjipti – nuk ishin vende të sigurta.

E zemëruar me këtë vendim, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vendosi ta përditësojë statusin ligjor në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë atë akt ligjor në vend se dekret ministrial, duke besuar se kjo do ta bëjë më të vështirë për gjykatat ta sfidojnë vlefshmërinë e tij.

Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit.

Sipas marrëveshjes, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shërbejë për strehim të emigrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma.

 

Pas

Vijojne sulmet izraelite ne Gaza,te pakten 16 te vrare

Para

Rreziku i ‘KURUM’, shkarkohet ne Spitalle, pritet marrja e kampioneve per analizat

Para
Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektoratit Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it

Rreziku i ‘KURUM’, shkarkohet ne Spitalle, pritet marrja e kampioneve per analizat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

Bashkia e Elbasanit: 95% e zjarrit në landfill është shuar, ka vetëm gaz dhe avull

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 59 numri i të vdekurve, 30 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

Delegacioni negociator niset për në Katar përpara vizitës së Netanyahut në SHBA

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.