18:33 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Bankat dynden tek borxhi i qeverisë, interesi i bonove në rënie në ankandin e sotëm

22:16 | 04/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bankat dynden tek borxhi i qeverisë, interesi i bonove në rënie në ankandin e sotëm

Letrat e borxhit qeveritar, bonot e thesarit 12 dhe 6-mujore vijuan të shiten edhe sot me interes në rënie. Rezultatet e ankandit që u zhvilluan gjatë paradites në Ministrinë e Financave tregojnë se Bonot e Thesarit 12-mujore u shitën kundrejt një interesi 2.14% me nga 2.34% që u shitën në ankandin e 23 marsit, me një rënie prej 0.2 pikë përqindje.

Rënie më të moderuar patën interesat në bonot 6-mujore. Ato u shitën kundrejt interesit 1.60% nga 1.75% që ishte interesi më 23 mars kur u bë ankandi më i fundit i bonove 6-mujore. Rënia interesit në këtë maturim ishte 0.1 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të detajuara të ankandit, bankat ishin më të interesuara për të investuar në bonot 12-mujore, ku ofruan 10.5 miliardë lekë nga 8.7 miliardë lekë që kërkoi qeveria. Ndërsa për bonot 6-mujore oferta me kërkesën kanë qenë në të njëjtën kuotë 3.4 miliardë lekë. Pasi ka parë preferencën e Bankave, qeveria ka ndryshuar planin në momentin e fundit.

Qeveria kishte planifikuar të emetonte 4 miliardë lekë bono 6-mujore, por e ka ndryshuar planin në momentin e fundit duke e zbritur atë në 3.4 miliardë lekë, diferenca është shtuar në maturimin 1-vjeçar, ku planifikimi u rrit në momentin e fundit në 8.7 miliardë lekë nga 8.2 miliardë që ishte lajmëruar në ankand.

Bankat po shtojnë kërkesën për investime në borxhin qeveritar teksa shihet se po mbajnë të ngrira ritmet e kreditimit.

Ecuria normave të interesit për letrat e borxhit qeveritar gjatë vitit të kaluar nuk ka qenë e njëtrajtshme.

Yield-et ndoqën një prirje të fortë rënëse në pjesën e parë të vitit dhe prirje rritëse në pjesën e dytë të tij. Krahas politikës monetare lehtësuese, kjo ecuri ka reflektuar dhe dinamikat e kërkesës dhe ofertës për fonde në tregun primar. Panoramë e ngjashme u shfaq edhe tek yield-et e obligacioneve.

Në terma mesatarë, yield-i i bonos 12-mujore është ulur me 1.5 pikë përqindje nga viti i kaluar, ndërkohë që yield-et e instrumenteve afatgjata të borxhit janë ulur me 2.3 pikë përqindje. Kjo dinamikë është reflektuar në zhvendosjen për poshtë të kurbës së yield-eve dhe sheshimin e saj në krahasim me një vit më parë, analizon Banka e Shqipërisë.

Pesha e sektorit bankar në mbajtjen e borxhit të qeverisë i është rikthyer rritjes në vitin 2016, pas rënies që kishte nisur vitet e fundit.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2016, bankat tregtare në vend mbajtën 60.29% të borxhit të brendshëm me një zgjerim prej 2.09 pikë përqindje në krahasim me vitin 2015./Revista Monitor

Etiketa: ankandbankatborxhi i qeveriseekonomirenie
Pas

Flet Manjani pas thirrjes së Blushit për mocionin e mosbesimit ndaj Ramës

Para

Spahiu debaton me Ngjelën dhe Nazarkon: Rama tryezat për fatin Shqipërisë i bën o te ngjalat, o te peshku!

Para
Spahiu debaton me Ngjelën dhe Nazarkon: Rama tryezat për fatin Shqipërisë i bën o te ngjalat, o te peshku!

Spahiu debaton me Ngjelën dhe Nazarkon: Rama tryezat për fatin Shqipërisë i bën o te ngjalat, o te peshku!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Saunders” dhe “Practica”, fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

Rusia akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”

Zbulohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë njerëz në Këln

Itali/ Zjarr në Fakultetin e Bujqësisë “Unitus”, në zonën e Riello-s, komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Mauro Caprarelli: Zjarri është shuar pothuajse plotësisht, po shuajmë vatrën e fundit

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

Prokurorja Perlinçeviq: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas/ Dhjetëra të burgosur jashtë qelive të tyre, dy oficerë të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.