00:44 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Investigimi: Si abuzohet me çmimin e aboneve të studentëve në tregun e zi (VIDEO)

23:12 | 04/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Investigimi: Si abuzohet me çmimin e aboneve të studentëve në tregun e zi (VIDEO)

Kamera e fshehtë e emisionit investigativ “STOP” ka mundur të sjellë me zë e figurë abuzimet me çmimin e aboneve të studentëve në tregun e zi.

Gazetarët pyesin në disa vende, se si mund të sigurojnë abone me çmim normal, por kjo përpjekje rezultoi një mision i pamundur.

Në këtë moment hyn në lojë “çmimi alternativ”. Me 50% më shumë, mund të gjesh abone, pa qenë student, madje me shumicë, pasi shitësit ambulantë dinë me hollësi ku dhe si të sigurojnë abonetë me çmimin e kripur.

Aboneja e studentit është kthyer në luks për studentët dhe burim i madh fitimi për tregun e zi.

RASTI 1:

Qytetarja – Si jeni? Më fal! Abone studenti mbani?

Shitësi – S’mbajmë. Abone të përgjithshme.

Qytetarja – Dhe sa është?

Shitësi – 16 (mijë lekë të vjetra). Mbaruan të studentëve.

Qytetarja – Mbaruan të studentëve? Sa i keni abonetë e studentëve?

Shitësi – 6 mijë na i sollën këtë rradhë, po ku di gjë unë.

Qytetarja – Po këta të tjerët duhet të kenë apo…?

Shitësi – Kanë, por i kanë shtrenjtë nga 10 mijë lekë më duket, nga 8 mijë.

Qytetarja – Po ku ka? Të paktën të marr një.

Shitësi – Dëgjo! Do shkosh tek një dyqan aty që shet këpucë.  

Qytetarja i drejtohet dyqanit të këpucëve.

Shitësi ambulant – Ndonjë abone të përgjithshme? Abone studenti?

Qytetarja – Sa lekë është aboneja për studentët?

Shitësi ambulant – 10 mijë lekë.

Qytetarja – Qyqja! Po ajo është 6 mijë lekë?!

Shitësi ambulant – Po mi, po. Është edhe për një linjë teke 12 mijë lekë, kurse kjo është për gjithë Tiranën. Ajo ka shkuar dorë më dorë. Ajo ka 4 duar që kalon. 500 njëri, 500 tjetri deri kur vjen tek ne…

Qytetarja – Po do më japësh një abone mua, 8 mijë lekë të paktën?

Shitësi ambulant – Jo, s’ta jap dot për Zotin! 9 mijë lekë e kam marrë vetë, 1 mijë lekë do ta fitoj.

Qytetarja – Po mirë se do marr dhe 7 abone të tjera.

Shitësi ambulant – Jo jo, s’të ndihmoj dot. Këto janë të fundit.  Ja! Të fundit! S’ke ku i merr më, me vdek!

Qytetarja 2 – Me sa i ke abonetë e studentit?

Shitësi ambulant – 10 mijë lekë. Edhe ikën u mbaruan. Edhe 6 copë ka.

Qytetarja 2 – Ma ruaj një për nesër.

Shitësi ambulant – A s’e di për nesër unë.

RASTI 2:

Shitësi ambulant – Do ndonjë abone të përgjithshme?

Qytetarja – Abonetë e studentit sa i ke ti?

Shitësi ambulant – 10 mijë lekë.

Shitësi ambulant – Mori ai çuni, do t’i lesh me 9 mijë lekë tha, apo jo? 9 mijë lekë copën.

Shitësi ambulant – Ja të flas njëherë me atë e të kthej përgjigje. Burri i huaj ka marrë 100 copë me lekë në dorë, me 9 mijë lekë copën. A e sheh se çfarë bën? Do i marri me lekë në dorë. Me lekë në dorë do t’i marri ky i dyqanit të këpucëve.

Shitësi ambulant – Do rrezikoj 800 mijë lekë te këpucët, ti thua?

Qytetarja – Dëgjo! Do vij të marr 3 abone nesër unë. I shite?

Shitësi ambulant – Hajde, hajde!

Qytetarja – Më jep një abone!

Shitësi ambulant – Një do? Për Zotin, aq i kemi marrë vetë. Hajde nesër se ndoshta i marrim më lirë.

Qytetarja – Nesër po vij të marr 3.

Shitësi ambulant – Do dali ky çuni te këpucët. Vëllai im është ky, mos e vrit mendjen.

Qytetarja – Faleminderit!

RASTI 3:

Shitësi ambulant – Ça abonesh do?

Qytetarja – Studenti.

Shitësi ambulant – T’i gjej unë nesër, por kalo në Tiranë të Re.

Qytetarja – Je kështu…

Shitësi ambulant – Faturino jam.

Qytetarja – Po me sa i ke ti?

Shitësi ambulant – Me 12 mijë lekë.

Qytetarja – Jo, jo.

Shitësi ambulant – Do vish t’i marrësh nesër?

Qytetarja – Jo pra, jo!

RASTI 4:

Qytetarja – Më fal, abone studenti keni?

Shitësja – Po, kam.

Qytetarja – Më jep një. Sa është?

Shitësja – 9 mijë lekë. E do?

Qytetarja – Më poshtë nuk… Se ato sikur janë 6 mijë lekë?

Shitësja – Po e dashur, por shih gjeje atëherë 6 mijë lekë, se unë s’kam.

Qytetarja – Më jep një, se s’gjeta!

Përderisa në tregun e zi gjenden abonetë e studentit me shumicë dhe mund të përfitohen shumë kollaj, por me çmim më të lartë, pse në Rezidencën Studentore qindra e mijëra studentë qëndrojnë në radhë deri në orët e para të mëngjesit për të përfituar abonetë?

Drejtoresha e Shërbimit Studentor, Ornela Dume, tregon se në Rezidencën Studentore janë të regjistruar mbi 4500 studentë, prej të cilëve vetëm 1520 studentë janë pajisur me abone për muajin Prill.

“Studenti mund të paraqesë kërkesën e tij pranë rezidencës ku banon ose në Drejtorinë e Shërbimit Studentor nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës. Numri është pa limit! Nuk ka më një limit numrash, ku ne të na jepen X numër abonesh dhe ne të mos dimë kujt t’ia japim më para. Përkundrazi, bëhet një listë zyrtare, e cila i drejtohet transportit publik, ku janë të gjitha të dhënat për të shmangur çdo lloj abuzimi”.

Gazetarët e emisionit “STOP” iu drejtuan edhe Bashkisë së Tiranës, nga ku morën përgjigje nëpërmjet emailit, ku sqarohet se Bashkia e Tiranës është ajo që përgatit numrin e aboneve dhe ia kalon Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku bëhet dhe printimi i tyre.

“Operatorët e transportit ose agjencitë përkatëse të tyre realizojnë tërheqjen, shitjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) tek qytetarët e interesuar, proces i cili bëhet tërësisht nga operatorët privat të licensuar për transportin qytetas. Për këtë arsye, Bashkia Tiranë i është drejtuar Policisë së Shtetit (shkresa nr.prot., 3463, datë 26.01.2017) duke kërkuar bashkëpunimin me strukturat e saj për evidentimin e rasteve dhe marrjen e masave në ndalim të krimit ekonomik, shfaqur si fenomen në këtë sektor”./ tvklan.al

Etiketa: aboneabuzimçmimetinvestigim
Pas

Vetëofrohet PDIU për të organizuar negociatat Rama-Basha

Para

Berisha i ‘thyen dhëmbët’ Ramës: Pasi vendos kushte paradite, pasdite flet me një stil ordineri

Para
Berisha i ‘thyen dhëmbët’ Ramës: Pasi vendos kushte paradite, pasdite flet me një stil ordineri

Berisha i 'thyen dhëmbët' Ramës: Pasi vendos kushte paradite, pasdite flet me një stil ordineri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.