Lajmi se Armando Duka e humbi shansin për t’u zgjedhur pjesë e Komitetit Ekzekutiv në UEFA padyshim që është një lajm jo i mirë për futbollin në Shqipëri. Po përve5 vlerave morale, duka ka humbur edhe në apektin financiar.
Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zgjidhet përfiton 100 mijë euro shpërblim për detyrën e re. Megjithatë, përfitimi financiar i individit nuk përfundon me kaq. Institucioni europian i futbollit ofron një pagesë prej 100 mijë eurosh në vit, pra 400 mijë euro në total si pagesë për mandatin katërvjeçar për çdo anëtar të KE-së.
Shpërblimet e secilit prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë edhe në rast të çdo dite zyrtare pune, kur personi në fjalë ka një aktivitet për llogari të UEFA-s. Çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv ka një kuotë bazë pagese prej 300 eurosh në ditë (trajtim financiar për jetesën). (E.K/SHUPLAKA)