Ka përfunduar pas rreth një ore takimi i kryeministrit Rama me ministrat e kabinetit të tij. Rreth orës 10:40, kreu i Qeverisë mblodhi sot në zyrë ministrant e Partisë Socialiste, pak përpara fillimit të seancës plenare.
Me përfundimin e tij, disa prej ministrave, ndër ta ato femra si: Milva Ekonomi dhe Eglantina Gjermeni janë parë të lënë Kryeministrinë.
Ky takim pason atë të një dite më parë me grupin e të besuarve të tij, ndër ta Saimir Tahirin, Gramoz Ruçin, Erion Veliaj, Ditmir Bushati.
Pas takimit me ta, ai mirëpriti ministrin nga rradhët e LSI-së, atë të Drejtësisë, Petrit Vasili.
(XH.A/SHUPLAKA)