Në Mallakastër janë sekuestruar nga policia disa bimë narkotike dhe në pranga kanë rënë 2 persona. Të arrestuarit akuzohen se kultivonin lëndë narkotike. Policia në një parcelë në pyll sekuestroi 80 bimë hashashi. Në prangat e policisë ka rënë Inspektori i Policisë Pyjore në Ballsh, Meçan Musaj dhe Kryeplaku Niko Nure, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Detaje:
Në bazë të Plan-Veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakastër, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore u identifikua autori i kultivimit dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Meçan Mustaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i kryetarit të fshatit Drenovë, shtetasit:
-Niko Nure, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure. (J.V/Shuplaka)