Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komision ad hoc për vettingun.
Deputetët e Kuvendit, pa opozitën miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI-së, Luan Rama.
Ulsi Manja- 78 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim
Vasilika Hysi- 80 pro, 1 kundër, 1 abstenim
Luan Rama- 85 pro, 1 abstenim
Shpëtim Idrizi- 23 pro, 7 kundër, 50 abstenim (nuk miratohet)
Menjëherë pas votimit në foltore doli deputetja e PDIU Mesila Doda e cila tha se ky votim ishte i padrejtë pasi nuk mund të bëhej pa opozitën.(M.D/ Shuplaka)