Një 40-vjeçar nga Korça është vënë në prangat e policisë, pasi pala doganore maqedonasi i refuzoi kalimin. Ai akuzohet se tentoi të kalojë kufirin me anë të një leje drejtimi ndërkombëtare të mjetit të falsifikuar.
Është arrestuar Edion Saliçe, 40 vjeç, banues në Korçë.
Detaje të Policisë së Korçës:
Shërbimet e Sektorit të Hetimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Edion Saliçe, 40 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi i mësipërm, është kthyer nga pala maqedonase pasi ka paraqitur një leje drejtimi ndërkombëtare të automjetit, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)