Këshilltari për mediat i Kreut të Kuvendit Ilir Meta, Emiljano Aleksi ka risjellë edhe njëherë për ndjekësit e tij një pjesë të fjalës së kreut të LSI-së ditën e sotme. Mesa duket Aleksi ka shkëputur pjesën më pikante të fjalimit të Metës. Ndoshta kjo risjellje e fjalës së Metës është bërë me qëllim nga ana e Aleksit pasi në të përfshihen e kreu i Bashkisë së Tiranën Erion Veliaj dhe Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Kur duke treguar një histori Meta shprehet se: “Fjala vret më shumë se plumbi”.
“Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës.
Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për Bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe në fjalën e fundit e kemi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra”, shkruan Aleksi në rrjetin social Facebook.
(J.V/Shuplaka)