19:59 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

E bëjnë me kast? Ilir Meta dhe Edi Rama i thërrasin Veliajt “Lali Eri”

18:15 | 14/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E bëjnë me kast? Ilir Meta dhe Edi Rama i thërrasin Veliajt “Lali Eri”

Pas kreut të Kuvendit Ilir Meta, edhe kryeministri Edi Rama i thërret kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me nofkën e vënë nga opozita “Lali Eri”.

Duket sikur Rama e thërret me përkëdheli “Lali Eri”, ndryshe nga opozitarët, sepse edhe Veliajt duket sikur i bëhet qejfi kur ai i thërret ashtu.

“Sot kaluam planin e Tiranës dhe ambicia është shumë  e qartë, të kemi qytetin apo kryeqytetin me hapësirë më të madhe këmbësore në Europën lindore. Por nuk është si ambicia që keni dëgjuar e Shqipërisë minisuperfuqi energjitike, këtë se kuptova kurrë edhe superfuqi dhe mini është shumë kontradiktore. Është ambicie reale e bazuar në një plan real dhe me një program real. Është një ambicie që gjithëkush mund ta definojë në letër ama jo të gjithë mund ta bëjnë realitet, duhet lali Eri dhe jo xhaxhi Luli. Me lali Erin ka punë me xhaxhi Lulin ka gjumë. Xhaxhi Lulit kur i del gjumi fillon dhe bërtet, duket sikur do zgjedhje të lira por në fakt do gjumë, rehatllëk, që të mos i prishë njeri terezinë. Kjo është koha që ne duhet të bëjmë një zgjedhje shumë të qartë mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që duam dhe Shqipëria që kemi është prova që i ndihmon të gjithë ata që duan të bëjnë një zgjedhje të llogjikshme për të kuptuar se këtu nuk ka çfarë diskuton fare. Jemi ne që kemi dhënë provën e Shqipërisë që kemi.”, shprehet Rama.

Ndërkohë paraditen e sotme, kreu i Kuvendit Ilir Meta, teksa bënte një përurim me Veliajn, nuk ka hezituar as të krahasohet me të, duke u thënë hapur të gjithëve se nuk është aq trendy.”Unë nuk jam aq trendy sa Lali Eri”, ka thumbuar duke buzëqeshur Meta. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramaErion Veliajilir metalali Eri
Pas

Bartra rrëfen nga spitali pas plagosjes në shpërthimin e autobusit: 15 minutat më të gjata të jetës sime

Para

“Droga fshihet në Durrës dhe në Lezhë”, Xhafaj i përgjigjet Bashës: Kam kërkuar nisjen e hetimeve

Para
Basha: Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e ministrisë veçse mbi trupat tanë, t’i japë fund aventurës që ka nisur

“Droga fshihet në Durrës dhe në Lezhë”, Xhafaj i përgjigjet Bashës: Kam kërkuar nisjen e hetimeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja përhapet në 6 bashki, e pranishme në 8 vatra

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

Ambasadori i Izraelit: Kemi kërkuar nga SHBA-të vetëm pozicion mbrojtës

Masakër në Nigeri! Lufta civile sjell 150 viktima pas sulmeve të fundit, si ka nisur konflikti mes fermerëve dhe barinjve

Pasojat e luftës/ Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Gjykata lë në burg vrasësin e Gentiana Hudhrës, ish-bashkëshortit të viktimës do t’i kryhet vlerësim mjekësor-psikiatrik. Mund të pyeten edhe fëmijët…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.