15:10 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nishani thekson nga Berati: Duhet dialog për arritjen e kompromisit

14:53 | 18/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani i bashkohet ngushëllimeve për Agollin: I pastë shpirti dritë, la gjurmë të  pashlyeshme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vazhduar me mesazhet e tij lidhur me situatën politike në vend. Nga qyteti i Beratit ku ndodhej, ai u ka bërë thirrje forcave politike që të dialogojnë për të zgjidhur krizën politike.

Ai është shprehur se mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve është i detyrueshëm për të gjitha palët. Nishani theksoi rëndësinë e dimensionit civilizues, e të një kulture të maturuar.

Kreu i Lartë i Shtetit tha nga Berati se historia na ka mësuar se dialogu është mjeti më i mirë.

“Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti më i mirë, por përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha palët.
 
Asnjëherë nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve të ndryshme në vend sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar.

Vendimmarrësit e angazhimeve në të gjitha fushat, përfshi edhe atë të kulturës, janë në sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture të maturuar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikës dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, në mënyrë që vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktorëve që përbëjnë këto institucione”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: BeratBujar Nishanidialogkriza politike
Pas

Xhunga vijon replikat me Liçon: Është një çun i vogël që do rritet

Para

7 policë të pezulluar në Shkodër, kush është i riu që vuri në ‘lojë’ një komisariat të tërë

Para
7 policë të pezulluar në Shkodër, kush është i riu që vuri në ‘lojë’ një komisariat të tërë

7 policë të pezulluar në Shkodër, kush është i riu që vuri në 'lojë' një komisariat të tërë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

“Continental Strategy” kërkon heqjen e “non-gratës: së tij në DASH, Berisha: Kompania është transparente, jo mafioze

Arrestimet arbitrare të shqiptarëve nga Serbia, reagon Kosova, kërkohet reagim ndërkombëtar

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta

Berisha: Kodi nuk ka qëllim tjetër vetëm të shumëfishojë me mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.