22:11 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

E shkuara e errët e viktimës në Vlorë, si u dënua për vrasje kur ishte vetëm 16 vjeç. Pista e hakmarrjes(DETAJET E PLOTA)

08:27 | 21/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E shkuara e errët e viktimës në Vlorë, si u dënua për vrasje kur ishte vetëm 16 vjeç. Pista e hakmarrjes(DETAJET E PLOTA)

Vrasja e 33 vjeçarit Ergys Gjioveshaj në Vlorë duket të jetë e lidhur ngushtësisht me të shkuarën e tij. Në vitin 2000 ai së bashku me një bashkëmoshatarin e tij kanë vrarë me armë zjarri një person. Gjyakata e Vlorës dhe pë pas ajo e apelit e kanë dënuar Gjioveshajn në mungesë.

Atentati i mbrëmshëm kishte si objektiv trupin e tij, dhe autori ja ka dalë edhe pse i është dashur ta qëllojë me 6 plumba.

Personat e tjerë të plagosur nuk kanë pasur lidhje me vrasjen po janë gjetur në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar. Ndërkohë që 26-vjeçarja Arta Luka ka qenë shoqëruesja e tij në lokal dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.  

Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg, dënim të cilin tashmë e kishte shlyer. Nga ana tjetër pista kryesore në të cilën po heton policia e Vlorës është pikërisht pista e hakmarrjes.

DETAJE NGA VENDIMI I GJYKATËS:

Nga te dy gjykatat eshte pranuar e provuar se ne daten 20.11.2000,i gjykuarit Florian Mece dhe dhe i gjykuari i mitur Ergys Gjioveshi kane qene duke udhetuar, ne qytetin e Vlores, me nje makine tip Benz Mecedes 240.

Rreth ores 17.00,ne rrugen qe lidh lagjen 10 Korriku me lagjen Pavaresia, perballe shkolles Qemal Ataturk, kane qene te ndaluar ne krah te njeri tjetrit, me te njejtin drejtim, automjeti tip Saurrel, i drejtuar nga deshmitari Muharem Alushi dhe nje autoveture tip Benz Mercedes e drejtuar nga viktima Laert Alushi. Gjate kohes qe drejtuesit e te dy automjeteve kane qene duke biseduar njeri me tjetrin, mbrapa tyre kane ardhur te gjykuarit, te cilet duke pare se rruga ishte e zen, kane kaluar ne krahun e kundert dhe gjate parakalimit i jane drejtuar me fjale fyese deshmitarit Muharem.

Rreth 45 minuta me pas, viktima Laert, ne qytetin e Vlores, eshte takuar me te gjykuarin Florian duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere. Ne kushtet kur ata nuk jane marre vesh dhe duke fyer njeri tjetrin reciprokisht ata jane ndare. Ne ndarje siper, i gjykuari i eshte drejtuar viktimes me fjalet  “…sebashku do ta zgjidhim ndryshe“.

Rreth ores 19, mbas kesaj ngjarje, ne rrugen 10 Korriku, afer pishinave, automjeti i drejtuar nga viktima Laert Alushi, ne te cilin ndodhej dhe deshmitari Spartak Hamzai, eshte perballuar me automjetin e ndaluar, tip Benz Mercedes, ne te cilin ndodheshin dy te gjykuarit.

I gjykuari Florian Mece, nga automjeti i tij, i ka bere shenje viktimes qe te ndaloje.

Mbas ndalimit te automjetit dhe ne kohen qe viktima doli prej saj, i gjykuari Florian, duke qene dhe ky, ne kete cast, jashte automjetit, i eshte drejtuar atij duke i thene “ qe kur ke ardhe nga Gjermania je bere gangster i madh “.

Mbas ketyre fjaleve, ne momentin qe i gjykuarit Florian dhe viktima jane kapur me njeri tjetrin, i gjykuari Ergys ka shkuar ne automjetin e te gjykuarit Florian nga ku ka mare nje arme luftarake, automatik. Duke qene jashte automjetit, me armen ne dore, te drejtuar nga viktima, ai i eshte drejtuar shokut te tij, te gjykuarit Florian, duke i thene “ Lere Lani, lere, hapu “.

I gjykuari Florian, mbas thirjes te shokut te tij, duke e larguar viktimen nga vetja e ka shtyre ate me force ne drejtim te armes, qe i gjykuari Ergus mbante ne gjendje sulmi. Veprimet e tij ky i gjykuar i ka shoqeruar me fjalet “na bjeri“.

Duke qene ne keto kushte, me armen qe kishte ne dore, i gjykuari Ergys Gjioveshi ka qelluar me bresheri ne drejtim te viktimes, duke e demtuar ate fillimisht ne kembe dhe me pas ne trup.

Mbas kryerjes te ketyre veprimeve, te dy te gjykuarit jane larguar nga vendi i ngjarjes, duke lene aty armen me te cilen eshte kryer vrasja.

Viktimes i eshte dhene ndihme e menjehershme mjekesore por jeta e tij nuk eshte mundur te shpetohet.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, faktet e parashtruara jane te provuara, me provat e administruara dhe te marra ne shqyrtim nga gjykatat, te cilat vleresohen te plota, te gjithanshme dhe objektive.

Duke qene ne keto kushte, cmohet se deklarimi fajtor i dy te gjykuarve per vrasjen me paramendim te Laert Alushit dhe mbajtjen pa leje te armes luftarake, eshte i drejte dhe i bazuar. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: e shkuara e erretvlorevrasje
Pas

Dyfishohen çmimet e banesave në Tiranë, pësojnë rënie ato të apartamenteve në bregdet

Para

Antimafia Italiane për Ballist Morinën: Është thërritur nga tifozeria e një skuadre të seria A për të ngritur dron kundër Presidentit

Para
Antimafia Italiane për Ballist Morinën: Është thërritur nga tifozeria e një skuadre të seria A për të ngritur dron kundër Presidentit

Antimafia Italiane për Ballist Morinën: Është thërritur nga tifozeria e një skuadre të seria A për të ngritur dron kundër Presidentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.