Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me komunitetin egjiptian dhe rom në qytetin e Vlorës. Në momentin që hyri në sallë ku e prisnin qytetarët e të dy komuniteteve Rama shfaqet më një tufë me lule, ku në të ndodhen trëndafila rozë.
I veshur casual, me po të njëjtën xhaketë të bardhë, Rama shfaqet i buzëqeshur para qytetarëve. Madje ai i takon dhe i përqafon qytetarët, ku edhe në sfond nuk mungon muzika.
Kryeminsitri Rama tufën me lule ia dhuron një gruaje të quajtur Rozana e cila kishte ditëlindjen.
“Kjo është surpiza më e bukur e jetës sime. Ju falemderoj që ishit pjesë e ditëlindjes sime, e kësaj feste”, shprehet Rozina. (J.V/Shuplaka)