Jo më larg se para 1 muaji Marina, vajza e këngëtares Eli Fara u fejua me një ceremoni me Edin, djalin e pasur nga Shkodra.
Në profilet e rrjeteve të tyre sociale çifti i Marina-Edi kanë fshirë çdo foto të tyren bashkë. Por pasi qarkulloi një lajm që Marina Fara edhe mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së saj me bizesmenin nga Shkodra, ka reaguar vetë Marina.
Ende nuk dihet pse vajza e këngëtares së njohur ka bërë këtë veprim por mesa duket Marina e ka hedhur poshtë të gjithë zërat. Në një video të postuar në “Instagram”, Marina Fara shprehet me ironi:Mirëmëngjes për të gjithë ju që merreni me punët e mia, sot kanë dalë rrogat, kaloni nga zyra ime. Ende nuk dihet nëse Marina Fara i ka dhënë fund lidhjes së saj. (J.V/Shuplaka)