09:23 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Të ardhura mbi 2 milionë lekë? Afat deri më 2 maj për deklarimin, tatimet kujtojnë individët

09:23 | 28/04/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
Të ardhura mbi 2 milionë lekë? Afat deri më 2 maj për deklarimin, tatimet kujtojnë individët

Të gjithë individët të cilët sigurojnë të ardhura personale mbi 2mln lekë në vit do të duhet të bëjnë deklarimin pranë tatimeve deri në datën 2 maj, në të kundër do të gjobiteni me 5,000 lekë.

DPT rikujton se deklarata duhet plotësuar dhe dorëzuar elektronikisht nga individët që përfitojnë të ardhura vjetore, me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Sipas ligjit çdo individi, që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar që t’i deklarojë këto të ardhura, pranë administratës tatimore, sipas përcaktimeve, të mëposhtme:
Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Gjithashtu, individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

Individët janë të detyruar të deklarojnë:

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.
-Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.
-Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.
-Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.
-Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
-Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
-Fitimi kapital nga dhurimi.
-Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;
-Të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart./ Revista Monitor

Etiketa: deklarimiTatimette ardhurat
Pas

“Ajo që ndodhi s’është vetëm problem i Maqedonisë”, Vuçiç telefonon Gruveskin

Para

Sot derbi i kryeqytetit, Partizani në luftën për titull Tirana kërkon mbijetesën

Para
Sot derbi i kryeqytetit, Partizani në luftën për titull Tirana kërkon mbijetesën

Sot derbi i kryeqytetit, Partizani në luftën për titull Tirana kërkon mbijetesën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.