Disa persona janë therur me thikë në Universitetin e Teksasit në Austin dhe një i dyshuar është arrestuar, ka njoftuar policia lokale e këtij qyteti.
Nga sulmi raportohet të ketë vdekur një person dhe se ngjarja ka ndodhur afër një palestre në kampusin universitar. Dy persona njoftohet se janë plagosur, raporton WCVB.com
Universiteti ka këshilluar studentët të evitojnë zonën ku ka ndodhur sulmi. (M.D/Shuplaka)