Në ka një lajm që ka qarkulluar masivisht këto ditë është lotaria amerikane dhe shpresat e shqiptarëve për ta fituar.
Ambasada Amerikane ka njoftuar të gjithë personat që nuk janë shpallur fitues të Lotarisë Amerikane mund të rishohin sërish llogarinë e tyre muajt në vazhdim.
Me anë të një njoftimin në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, Ambasada u ka kthyer përgjigje të gjithë personave që kanë të paqartë këtë proces.
“Sugjerimi im do të ishte një herë në muaj. Ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017”, shkruan Ana në mesazhin e saj zyrtar të Ambasadës.
“Përshëndetje të gjithëve! Unë po postoj një ditë më përpara se zakonisht për shkak të një njoftimi të veçantë: a keni aplikuar për Vizën e Shumëllojshmërisë DV-2018? Që sot, ju mund të kontrolloni nëse ju jeni një nga të përzgjedhurit me fat për DV-2018. Kontrolloni statusin tuaj këtu: http://dvlottery.state.gov/esc
Ju uroj shumë fat! Me kënaqësi do t’i përgjigjem pyetjeve tuaj sot dhe gjatë javës!”, shkruante dje Ambasada Amerikane në faqen e saj të ‘Facebook’-ut. (E.K/SHUPLAKA)