Bashkëkryetar i aleancës, ish-bashkëkryetar apo President i zgjedhur janë vetëm disa nga termat e rinj që kanë dalë në retorikën politike pas zgjedhjes së Ilir Metës President.
Kjo më shumë se kurrë u vu re sot në një takim që pati Rama, Meta dhe Vasili me ish-veteranët e Luftës në nderim të ditës së dëshmorëve.
‘’Më vjen shumë mirë që jemi këtu së bashku me Presidentin e zgjedhur (I referohet Metës), deri para pak ditësh bashkëkryetar i një aleance që është krenare për vendosjen e dinjitetit të nëpërkëmbur dhe vendosjen në vend të raporteve që duhet të ketë çdo qeveri e Shqipërisë pavarësisht kahjeve politike… Jeni i lutur të merrni fjalën dhe punë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të aleancës, shokut tim Petrit Vasili” u shpreh fillimisht Rama.
Ndërkohë që nuk vonoi dhe përgjigja e Metës i cili u shpreh se termi President i zgjedhur nuk përdoret pasi Shqipëria nuk është e njëjtë me sistemin amerikan.
‘’Si President i ardhshëm se Shqipëria nuk ka President të zgjedhur’’, u shpreh Meta.
Në fakt Rama nuk është i vetmi që e quan Metën president i zgjedhur. Madje deri para disa ditësh s’dinin si ta quanin më parë. Të mos harrojmë që në momentet e votimit President ai ka qenë dhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së.
(E.K/SHUPLAKA)