Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë ka njoftuar se do të nisë një tur për të falenderuar mbështetësit e tij, teksa ka menduar që këtë kohë, deri ditën e betimit në Kuvend.
Meta ka qenë i ftuar në një festë, ku mes të ftuarëve kanë qenë edhe personazhë të njohur të artit e sportit.
Lorik Cana, Aurela Gaçe, Vikena Kamenica e shumë të tjerë kanë uruar presidentin e ri si dhe kanë përfituar nga rasti për të shkrepur fotot që ju shihni.
Këngëtarja Gaçe, ka thirrur në skenë presidentin dhe ai nuk ia ka bërë fjalën dysh, duke hedhur edhe batutën se nuk di të këndojë. ”Maksimumi që mund të bëj është të mbaj iso”, tha Meta mes qindra të ftuarëve.
Dhe Aurela Gaçe, impulsive siç e njohim ia ka shprehur hapur se i pëlqen modestia e tij.
Meta u tha se ndjehet mirë në një ambjent dhe se të gjithë njerëzit ishin më të rëndësishëm se ai. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1742″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]