Një 23-vjeçar nga Ballshi është vënë në pranga nga policia, pasi prej 4 vitesh rezultonte person në kërkim. Bëhet fjalë për Thomas Çelën banues në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Ballshit ishte dënuar me 3 vjet burg për “Heqje të paligjshme të lirisë”.
Ngjarja ka ndohur katër vite më parë, më 15.05.2013, kur shtetasi Thomas Çela, në bashkëpunim me shtetasin A.H (i cili është shpallur në kërkim nga policia), kanë rrahur për motive të dobëta shtetasin me inicialet H.Sh, dhe më pas e kanë mbyllur në një garazh në qytetin e Ballshit.
DETJAE:
Ndalimi i 23-vjeçarit Çela u bë i mundur ditën e sotme, pasi “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 09.05.2017, e ka dënuar atë me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal”. (J.V/Shuplaka)