Mesa duket fati i zgjedhjeve të 18 Qershorit do të diskutohet deri në ditët e fundit. Sa për shkak të negociatave për të bindur opozitën për të shkuar në zgjedhje, sa edhe për faktin që partitë që janë regjistruar mund të kenë shkelur dhe ndonjë nga afatet.
Pas Partisë së Agron Dukës, e cila ankimoi vendimin në Kolegj, tashmë një tjetër Parti ka dorëzuar padi në kolegj.
Partia Aleanca popullore kërkon gjithashtu që të shpallen të paligjshme afatet e dorëzimit të listave për kandidatë.
Ndërkohë që dje u hodh shorti për padinë e parë. Sipas shortit 5-shja e gjyqtarëve do të jenë Tomor Skreli, Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni, Ridvan Hado dhe Artur Malaj. Ndërsa relator sipas shortit u zgjodh Gjin Gjoni.
Partia e Agron Dukës është i vetmi subjekt opozitar i regjistruar në zgjedhje dhe sigla e tij është përdorur për të përfaqësuar opozitën në Kolegjin Zgjedhor, me argumentin se dita e fundit për dorëzimin e listave ishte 28 prilli dhe jo data 29, kur ky veprim u krye nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.
(E.K/SHUPLAKA)