Ky vit mes shumë mandateve të përfunduara, përveç Presidentit, qeverisë dhe Parlamentit skadon dhe mandati i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Basha hyri në selinë e PD-së si kreu i tyre në 23 korrik.
Zgjedhja e tij në krye të PD-së erdhi pas humbjes së zgjedhjeve nga ish-kryeministri Berisha, dhe pas garës me një avantazh të thellë ndaj të ndjerit Sokol Olldashi.
Sipas statutit të Partisë Demokratike, mandati i kreut të Partisë zgjat katër vite dhe me këtë logjik PD-ja do të votojë për kreun sërish. Me shumë mundësi Basha do të rikandidojë, për të qenë dhe katër vite të tjera nën drejtimin e demokratëve.
Po duke pasur parasysh situatën politike në të cilën ndodhet vendi nuk dihet se zgjedhjet brenda PD-së do të mbahen në datën e paracaktuar.
Ditën e nesërme ooozita do të mbajë edhe protestën e saj popullore dhe ndoshta aty do të vendoset edhe vijimi i lëvizjes së saj. (E.K/SHUPLAKA)