Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka reaguar lidhur me protestën e 13 majit, protestë masive që opozita me në krye Partinë Demokratike do të zhvillojë nesër në Tiranë.
Në reagimin e saj në “Tëiterr”, kjo organizatë shprehet se në Shqipërinë e 2017-ës nuk ka vend për dhunë, ndërkohë që thekson se e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një ndër themelet e demokracisë.
“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë.”, shprehet OSBE.
Ditën e sotme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh nga çadra se “nesër do të nisë Republika e Re”, e cila do të mbledhë qindra qytetarë, nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe të profesioneve të ndryshme.
(XH.A/SHUPLAKA)