Policia kufitare ka sekuestruar 2 gomone në Vlorë, të cilat dyshohet se trafikonin drogë drejt Italisë. Njëra gomone u gjet në një ish-magazinë në lagjen “11 janari” ndërsa tjetra në Dhërmi. Gomonia e parë ishte 7.8 metra e gjatë dhe 2.9 metra e gjerë, ndërkohë që tjetra 6 metra e gjatë dhe 2.1 metra e gjerë. Skafi u gjet i ndezur por pa persona në bord.
Këto gomone dyshohet se mund të përdoreshin për qëllim trafikimi të lëndëve narkotike.
Operacioni “Stuhia” u zhvillua në bashkëpunim mes Policisë së Vlorës, policisë kufitare dhe delta forca.
Ndërkohë policia ende vijon hetimet për të zbardhur detajet e plota dhhe për të identifikuar personat përgjegjës.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Force, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe uji kundër trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.
Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur konstatimi dhe bllokimi i dy mjeteve lundruese:
1– Më datë 15.05.2017, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari” brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur “Pusi i Mezinit”, është konstatuar një mjet lundrues tip “Gomone” me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës “Merkuri” dhe “Suzuki”.
2– Më datë 15.05.2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip “Skaf plastik”, me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës “Yamaha”, i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.
Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit Italian.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)