Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një mesazh në rrjetet sociale pas takimit me zv/ndihmës sekretarin-amerikan, Yee.
Basha shkruan se Rama kërkon që të bëjë zgjedhje pa opozitën dhe ta kthejë vendin në monizëm.
Ai shton se këtë opozita nuk do ta lejojë kurrë.
“Ndërsa për Edi Ramën pushteti ka vetëm një qëllim, vetëm një axhendë, atë të pasurimit dhe të kontrollit të plotë të vendit nga ai dhe banda e korruptuar kriminale në qeverisje. Për Edi Ramën njerëzit janë thjesht numra, gurë shahu në lojën e tij për pushtet.
Prandaj, ai po projekton një pushtet monist, që të sundojë i vetëm, i pashqetësuar nga populli dhe nga opozita.
Bashkimi ynë është e vetmja pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ne nuk do lejojmë kurrë një regjim monist në Shqipëri. Ne nuk do lejojmë kurrë zgjedhje të vendosura nga droga dhe krimi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, -shkruan Basha.
(M.D/Shuplaka)