Sot “Shuplaka” shkroi mbi tentativën e disa mediave për të ndryshuar kontekstin e fjalës së Bashës për katolikët e veriut në gazetën austriake Der Standart.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka komentuar në të njëjtën linjë me shumicën e mediave deklaratat e Bashës.
“Unë jam një katolike e veriut, jam ndjerë keq kur kam marrë vesh për deklaratat se janë kriminele. Unë nuk jam as kriminele, veriorët katolikë kanë vlerat e tyre, ashtu siç edhe jugorët. Skuadra e Lezhës është një skuadër përfaqësuese vlerash”,-u shpreh Nikolla në Vila 24.
Në një intervistë për median austriake Der Standart, kryeopozitari Basha ka folur para disa ditësh për aktualitetin politik por është kryqëzuar pasi sipas disa reagimeve, ai ka “fyer” katolikët e veriut.
Por kontektsti i fjalëve të Bashës në intervistë u përdor nga disa media sikur kryeopozitari po bënte një sulm frontal madje fetar ndaj katolikëve të veriut, një kosto kjo që nuk do ta merrte kollaj një politikan, për më tepër në një periudhë delikate si kjo e tanishmja.
Pjesë e shkëputur nga intervista:
Der Standard: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?
Basha: Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.
Der Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?
Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u këthye në plantazh kanabisi.
“Shqipëria është kthyer në plantacion kanabisi, ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje, ku rezultati është caktuar paraprakisht përmes krimit dhe drogës”,-ka thënë ndër të tjera Basha.
Më tej Nikolla është shprehur se vajza e saj ka dalë me rezultate të shkëlqyera edhe jashtë vendit.
“Nuk ka më bukur derisa kur je me studentë të ekselencës. Jam shumë krenare për rutinën e saj që si nxënëse, studente ka mbarruar me rezultate të shkëlqyera, ajo që na bën të jemi prindër krenarë. Ne nuk jemi një familje që vijmë nga mbiemra, të mëdhenj apo të njohur. Burri im vjen nga familje e thjeshtë, punëtore, vetëm ka punuar. Tani punon në fakultetin në Politeknik tëTiranës si dekan. Kemi dashur edhe te Livja ta paraqesim këtë, që të punojë me këmbë në tokë, jo të fluturojë por gjithcka ta bëjë me punë. Ajo nuk ka dëshirë të flas publikisht për të dhe mërzitet sa herë që unë duhet të përmendë vajzën. Ato që e njohin e dinë të gjithë sesa e tërhequr është, ka përfunduar studimet në Shqipëri, ka pasur të gjitha dhjeta pa qenë edhe unë minisitre, nuk ka ndikim. Ishte dëshirë e saj që të përfundonte studimet në Shqipëri dhe më pas të shkonte të bënte masterin jashtë. Fitoi ne Barcelonë për degën Financë bankë, doli mes tre studentëve më të mirë. Ky univesritet ishte i lidhur me një master në Francë, aty fitoi me bursë të plotë dhe tani ka një vit e gjysëm është kthyer në Shqipëri dhe punon në një bankë”, u shpreh Nikolla. (M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1824″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]