Një tjetër krim pasioni u rregjistrua mëngjesin e sotëm në Korçë. Burime nga policia bëjnë të ditur se e lënduara nga kjo ngjarja e ndodhur pak më parë, është ish partnerja e autorit.
I njejti burim raporton se i dyshuari I.Cani është larguar nga vendngjarja pas plagosjes, por se arratisja e tij ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi është lokalizuar dhe vënë në pranga nga blutë.
Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes së plagosjes në Korçë.
Sa i përket personit të plagosur, mësohet se ajo është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por se ende nuk dihet identiteti apo gjendja e tij shëndetësore.
Në konflikt janë përfshirë autori dhe ish-partnerja e tij, e cila raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.
Shkak i konfliktit ka qënë ndarja mes tyre ku sipas informacioneve autori ka qënë i dënuar më parë edhe për përndjekje.