Në Lezhë në operacionin e koduar “Horizont” janë sekuestuar nga policia 19 kilogramë drogë e llojit marjiuanë. Në prangat e policisë kanë rënë 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Agron Prelaj, 40 vjeç, Albert Haxhia, 27 vjeç, Lek Lari , 40 vjeç dhe Zef Lekaj, 57 vjeç janë arrestuar nga policia. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç.
DETAJE:
Policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit finalizon me sukses operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar “Horizont”. Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike Sekuestrohen në total 190 kg lëndë narkotike Marijuanë . Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet 1 shtetas tjetër në kërkim.
Në Kurbin, u arrestuan 3 shtetas , 1 shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike Marijuanë. Në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Me datë 18.05.2017, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar , u finalizua me sukses operacioni i gjerë antidrogë në rang Qarku i koduar “Horizont ” . Si rezultat i tij u goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Konkretisht : Në Kurbin , në vendin e quajtur Fushë – Mamurras , u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg. U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike , 3 shtetasit : – Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë -Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë – Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në Lezhë , në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.