Dashi
Ditë mjaft e animuar ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i shihni gjërat më me shumë pozitivizëm dhe do i harroni njëherë e mirë të gjitha problemet e së shkuarës. Beqarët do kenë një ditë premtuese dhe plot ngjyra të cilën duhet ta shfrytëzojnë sa të mundin. Nëse buxhetin nuk e menaxhoni me kujdes shumë shpejt do fillojnë problemet.
Demi
Juve që jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot sepse partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Në disa momente mund t’iu duket edhe sikur jeni në ëndërr e jo në realitet. Beqarët më mirë të presin edhe pak ditë para se të hedhin hapa. Me buxhetin do tregoheni tej masë të arsyeshëm dhe situata ka për të mbetur kështu tejet e kënaqshme.
Binjaket
Jo vetëm që marrëdhënia juaj në çift do jete e jashtëzakonshme sot, por në shumë momente pasioni do ju pushtojë. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah dini t’ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Në planin financiar mjafton të mos nxitoheni dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Nëse mblidhni disa para sot, nesër mund të bëni edhe investime të mëdha.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite partneri do ju befasoje juve që jeni në një lidhje. Përgatituni për emocione shumë të forta në çdo moment. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe për disa persona zemra do ju rrahë më fort se kurrë ndonjëherë. Nuk duhet të humbasin mundësitë për t’i shprehur ndjenjat. Në planin financiar do keni një ditë të mbushur me surpriza. Familjaret do jenë ata që do ju mbështesin fort.
Luani
Nuk do zgjoheni me humor shumë të mirë sot ju të dashuruarit, por gjithçka do ndryshojë pas mesdite. Partneri do ju surprizoje dhe do ju mbushe me dhurata fantastike. Beqarët nuk do e kenë të lehtë ta gjejnë prindin e tyre ta kaltër edhe pse për të thënë të drejtën do mundohen shumë. Më shpenzimet duhet të jeni ende të matur dhe shumë shpejt gjendja do ketë përmirësime.
Virgjeresha
Kjo e sotmja ka për të qenë një dite goxha e mirë për juve që jeni në një lidhje. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do i kuptoni të gjitha gabimet që keni berë më parë. Beqarët do bëjnë mirë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e intrigave të disa personave. Në planin financiar çdo gjë do ndodhe si me magji dhe situata do ketë ndryshime mjaft pozitive.
Peshorja
Sot do mendoni për ndryshime në jetën në çift ju të dashuruarit dhe për çdo gjë do mundoheni të flisni hapur me atë që keni në krah. Në mbrëmje mund të merrni edhe disa vendime. Beqarët nuk duhet të hallakaten kot se koti, por duhet të pranojnë të njihen me disa persona që do ua prezantojnë miqtë. Financat do mbeten të kënaqshme sepse gjithmonë do dini çfarë hapash të hidhni.
Akrepi
Ditë përgjithësisht e qetë ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Edhe ata që kanë pasur debate do ndihen më të qetë. Beqarët do dashuroheni me pasion me dikë. Për ta do ketë ndryshime rrënjësore. Financat mund të jenë disi delikate. Mundohuni të shpenzoni me kujdes dhe të shmangni dhëniet e huave. Sot nuk është dita juaj më me fat në këtë sektor.
Shigjetari
Ju të dashuruarit do jeni të pandashëm gjatë kësaj dite. Çdo gjë do e bëni bashkë me partnerin dhe se bashku do ndani vetëm çaste të lumtura. Beqarët do e kenë mendjen tej një çështje shumë e rëndësishme dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Në planin financiar mund të gjendeni edhe në situata delikate, megjithatë me përkujdes, maturi dhe mbështetje nga miqtë do ja dilni mbanë.
Bricjapi
Ju të dashuruarit do keni vështirësi pafund gjatë kësaj dite. Do jeni të dy palët me nerva dhe do debatoni edhe për gjerat më të vogla. Beqarët do realizojnë disa takime të papritura, por që sa hap e mbyll sytë do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Financat nuk do jenë të këqija, por po shpenzuat kuturi gjendja shumë shpejt mund të pësojë tronditje. Mendoni pak më shumë për të ardhmen.
Ujori
Do jeni tej mase realiste sot ju të dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që ta bëni akoma me magjepsëse marrëdhënien tuaj në çift. Partneri do jetë gjithashtu i të njëjtit mendim dhe priten vetëm çaste pozitive. Beqarët më mirë le të presin edhe pak kohë para se të tentojnë të joshin dikë. Në planin financiar yjet do ju bekojnë dhe keni për të pasur më shumë fat nga sa mendonit.
Peshqit
Sot do i keni gjerat shumë më të qarta ju të dashuruarit dhe për shume gjera do e kuptoni se keni vepruar gabim. Mos u druani të flisni hapur me partnerin sepse ai do ju kuptojë dhe do ju falë. Beqarët do marrin disa vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Buxhetin po e menaxhuar si kohet e fundit keni për të pasur shpejt përfitime.