Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në gjimnazin “Asim Vokshi” në kryeqytet, ku një adoleshent 16-vjeçar me iniciale D. D. ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët.
Mësohet se nxënësi i kësaj shkolle, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ka shkuar në tualetin e shkollës duke tentuar vetëvrasjen, siç shprehen burime të policisë pë gazetën “Panorama”.
Ky nuk është rasti i parë, ndërkohë që adoleshenti thuhet se ka probleme mendore pasi prej kohësh vuan nga skizofrenia,
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa 16-vjeçari është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
(XH.A/SHUPLAKA)