Këshilltari i kreut të Kuvendit Meta, Emiljano Aleksi ka shkruar sot se “Republika e Re”dhe marrëveshja e 17 majit po rikthejnë propagandën dhe agjitacionin duke iu referuar shkarkimit të Drejtorit të Postës.
Postimi i Aleksit:
Marrëveshja e 17 majit a po rikthen diktaturën? Pika e parë e marrëveshjes u firmos sot me bekimin e Republikës së Re, por me mendësi më të vjetër.
#Ky_është_Fundi. #MoseBesopoDeshe !
?”Rikthehet agjitacioni e propaganda.
Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Majlind Lazimi akuzohet për shkelje të ligjit elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale.
Ai u emërua në krye të këtij posti në Gusht të vitit 2014, pas dorëheqjes nga ky dikaster të Ardit Çelës. Më parë, Majlind Lazimi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Integrimit.
Shkarkimi i tij vjen një ditë pasi drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi se çdo punonjës e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë brenda perimetrit të institucionit dhe gjatë orarit të punës. Në rast shkelje do të ketë sanksione ndaj këtyre personave.
Ndërsa ditën e sotme, u bë e ditur se me vendim të Këshillit të Ministrave do të ngrihet një Task-Force për monitorimin e administratës, e cila do të drejtohet nga zv/kryeministrja Ledina Mandija.
(M.D/Shuplaka)