Janë nxehur ndjeshëm motorrët e fushatës mes PS-së dhe LSI-së. Dikush poston nëj status, një tjetër një foto, po replikat nuk kanë të ndalur.
Ditën e sotme këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi ka postuar një foto mjaft të veçantë. Dy djem të vegjël të veshur me ngjyrat e PS-së dhe LSI-së, secili përfaqëson njërën nga partitë dhe e shoqëron me vargjet:
Kjo është fotografia e 26 qershorit!
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja në furtunë,
Ku ta dija unë i ngrati,
Se armiku isha unë.
Mesa duket me këtë Aleksi nënkupton se një ditë pas zgjedhjeve LSi-ja do të renditet e para dhe PS-ja do të kuptojë që me luftën që ka bërë ka qenë armiku i vetes së vetë.
Edhe ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, në një takim me banorët në Kamëz gjatë ditës së djeshme u shpreh se në 26 Qershor Basha dhe Rama do të zihen kush e kush ta telefonojë më parë Petrit Vasilin që ta urojnë për fitoren e zgjedhjeve. (E.K/SHUPLAKA)