Mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, nuk e konsideroi dramë humbjen në miqësoren ndaj Luksemburgut teksa thotë se ka pasur dhe ekipe të tjerë më të mëdhenj që janë mposhtur nga ky kundërshtar.
Në deklaratën për “Supersport”, ai tregoi se trajneri De Biazi nuk kishte shkuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes për të folur me ekipin.
“Nuk e prisnim, mendonim se do fitonim në këtë ndeshje, por futbolli i ka këto sepse ka patur dhe ekipe më të mëdhenj që kanë humbur me Luksemburgun.”
“Duhet të them që dhe lojtarët nuk janë të gjithë në formë sepse është fundi i sezonit. E nisëm mirë, kishim 3-4 shanse në pjesën e parë për ta mbyllur lojën, por nuk i shfrytëzuam dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në dhomat e zhveshjes folën tre-katër çuna dhe thanë që nuk është problem kjo humbje sepse ka patur dhe ekipe më të mëdhenj që kanë humbur me Luksemburgun ndaj nëse fitojmë me Izraelin, këto ndeshje i shumëzojmë me zero”,tha Roshi.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post