Prej kohësh partitë politke kanë nisur fushatën elektorale por fotomontazhet në rrjetet sociale duke thumbuar kundërshtarët vazhdojnë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka postuar një fotomontazh në profilin e tij, në foto ku shfaqet ai vetë dhe deputeti socialist Erion Braçe, që e pyet nëse e ka parë opozitën nga aty lart, për shkak të shtatlartësisë së kryeministrit.
“E sheh dot opozitën nga aty lart se s’po e gjej dot në terren”, shkruhet në foto, ndërsa Rama e shoqëron me disa të qeshura. (S.SH/Shuplaka)