Kreu i opozitës Lulzim Basha duket se ka hequr dorë nga stema e Republikës së Re. Të mësuar ta shohim në çdo takim si sfond të kreut demokrat, sot në takimin me fermerët në Korçë ishte vetëm “Ekonomi e Sigurt, e nesërme e sigurt”.
Nuk dihet nëse kjo zgjedhje do të vijojë të aplikohet në të gjitha takimet e tjera deri në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Kujtojmë se për shkak të fokusimit te termi i Republikës së Re, Basha ka marrë mjaft kritika. Edhe njerëz pranë opozitës janë shprehur se simblolet e Partisë Demokratike nuk duhet të zëvendësohen me simbolet e Republikës së Re.
Mesa duket kritikat janë marrë parasysh. (E.K/SHUPLAKA)