09:06 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ish-drejtori i FBI: Trump gënjeu për shkarkimin tim, kam çdo bisedë private me të

17:31 | 08/06/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-drejtori i FBI: Trump gënjeu për shkarkimin tim, kam çdo bisedë private me të

Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey tha sot në dëshminë e tij se administrata e Presidentit Trump përhapi “gënjeshtra për të” dhe “e diskreditoi” atë dhe FBI-në.

Ish-drejtori i FBI-së e hapi seancën e shumëpritur në Senat, duke thënë se motivacioni i administratës për shkarkimin e tij, e kishte bërë konfuz dhe e kishte shqetësuar atë.

Comey tha se kishte mbajtur shënime pas çdo kontakti me Presidentit Trump, sepse e dinte se mund të vinte një ditë që mund t’i duhet të vetëmbrohej, shkruan “Zëri i Amerikes”.

Ai tha se nuk kishte ndjerë një nevojë të tillë me ish-Presidentin Obama.

“Shpresoj që të ketë kaseta”, tha Comey duke iu referuar sugjerimit të Trump se ai mund t’i kishte inçizuar bisedat e tyre.

Trump kishte në plan ta ndiqte seancën në Shtepinë e Bardhë me ekipin e tij ligjor dhe këshilltarët e afërt.

Comey tha se Trump i ka kërkuar atij besnikëri gjatë bisedave që të dy ata kanë patur në Shtëpinë e Bardhë lidhur me hetimet e kësaj agjencie për disa zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të administratës. Dje pasdite, Komisioni publikoi paraprakisht një kopje të deklaratës prej shtatë faqesh që Comey do të paraqesë në hapje të një seance të shumëpritur të Komisionit.

Deklarata u bë publike dje pasdite, pak orë pas një seance të mëparshme të Komisionit të Zbulimit, në të cilën Drejtori i Zbulimit Kombëtar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Inteligjencës refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të senatorëve rreth Comey dhe hetimeve për Rusinë.

Në deklaratën e tij, Comey jep hollësi befasuese për pesë biseda që ai ka patur me Presidentin Trump. Mes të tjerash ai lë të kuptohet se Presidenti i ka kërkuar të ndryshojë rrjedhën e hetimeve të FBI-së për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. (M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: trumpzeri i amerikes
Pas

Çfarë janë Elona Gjebrea dhe Ardit Gjebrea, kandidatja për deputete flet për marrëdhënien e tyre

Para

Bojaxhiu: Shqipëria ka shpresa nëse në parlament çojmë luftëtarë të qytetarëve dhe jo hyqmeqarë të kryetarëve

Para
Bojaxhiu: Shqipëria ka shpresa nëse në parlament çojmë luftëtarë të qytetarëve dhe jo hyqmeqarë të kryetarëve

Bojaxhiu: Shqipëria ka shpresa nëse në parlament çojmë luftëtarë të qytetarëve dhe jo hyqmeqarë të kryetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.